Kryeminstri Edi Rama është shprehur se nisma Open Ballkan nuk është e inciuar nga Rusi dhe se deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se mbështet Open Ballkan, nuk e bën pis këtë bashkëpunim, Ai tha se të gjitha shtetet përfitojnë nga Ballkani i Hapur.
“Dua të falënderoj Ali Ahmetin, dua të them që është një nga pionieret e Ballkanit të Hapur edhe ku nuk jemi akoma këtu ku jemi dhe për këtë mjafton të shikohet ca është sot, sistemi institucional i Maqedonisë së Veritu dhe çfarë ishte kur Ali Ahmetit i thuhej “po ulesh me armiqtë” që ishin në një rrugicë, nga një shtet që është i formuar në 2 popullsi, ishte një kohë kur nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do ishte zyrtare, që do kishte kryera parlamenti shqiptar, kush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur ka shumë mënyra për të shikuar dhe më e mira është rrugëtimi i Ali Mehmetit, a është më mirë Maqedonia e Veriu bashkëjetesa? Ti zgjedh si të bashkëjetosh me fqinjin, Ballkani i Hapur nuk është as OKB dhe as OKBE, nuk anëtarësohesh, por integrohesh se kështu si bëhen pyetje duket se ne do i vëmë kushtet, si ke procesuar, pastaj fillojmë me veto, ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë BE, por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë se puna ka funksionuar me tregun e përbashkët. Nëse ai do ishte mbështetës i Ballkanit të hapur, do ishte këtu, SHBA –BE e mbështesin dhe janë këtu, ai nuk është, këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur dhe këtyre nuk kemi ca i bëjmë, i kemi në ujërat tona, Ballkani i Hapur është për të gjithë njerëzit, të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve Ballkanike për të dëmtuar procese është e kollajshme, s’e kemi pritur që Rusia të sulmojë Ukrainën që të kuptojmë që Serbia mbështet Rusinë, s’na ka penguar dhe as nuk na pengon, ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori të re. Me syrin nga vjen ti e nga vij unë, ne nuk bëhemi kurrë bashkë”, tha Rama.