Zgjedhjet në parlamentin Europian rritën skepticizmin se vendi ynë nuk do të ketë mbështetjen e Parlamentin Europian, siç e ka pasur më herët. Pyetur lidhur me këtë, ambasadori Soreca është shprehur i bindur se Shqipëria do të gëzojë të njëjtën mbështetje. Në të njëjtën linjë, ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Në konferencën për shtyp, ai tha se nëse opozita do të ishte në rrugë, do të ishte i bindur 100% se KiE do të çelte negociatat.
Soreca: PE tani po fillon procesin për rikompozimin e parlamentit. Deri më 2 korrik nuk do ketë një takim. Kjo mund të ketë ndikim në mënyrën se si do organizohen familjet e ndryshme brenda BE. PE në të shkuarën ka shprehur një mbështetje të forta ndaj Shqipërisë, dhe kompozimi aktual i PE nuk shkon në drejtim të kundër. PE do vazhdojë të japë mbështetjen e saj.
Rama: Me zgjedhjet e reja, ka fituar Europa. Ajo ç'ka mendohej si një dallgë oqeanike skeptike për të ardhmen e BE, nuk ka ndodhur. Atmosfera është shumë më pozitive se imagjinata përpara zgjedhjeve. Por në fund të ditës duhet të kuptojmë që shikoni deklaratat e ndryshme nga individë të ndryshëm në partinë më të madhe të Gjermanisë. Nuk janë të ndryshme në aspektin e dëshirës për të ndihmuar Shqipërisë, por në aspektin e këndvështrimeve, kështu që është një arsye për të kuptuar që patjetër do të ketë nuanca të ndryshme kur të bëhet diskutimi në KiE. Me ndihmën e opozitës rrugore mund t'ia dalim. Nëse nuk do kisha dyshim si po të precipitohej lëvizja rrugore e opozitës, do të thoja se Shqipërisë do t'i hapeshin 100% negociatat. Nëse opozita do t'i jepte një shans Shqipërisë. I vetmi element i panjohur është opozita e Shqipërisë.