Rama: Nga 1 qershori rihapet qarkullimi në të gjithe vendin, s'ka më zona të kuqe!

27 Maj 2020, 21:38

"Meqë jemi të Facebook, një përgjigje për kompetencat që FB im i mori shtetit, gabimisht mendoj që vendimet e mia ishin në fb, asgjë që unë kam postuar në FB s'ka qenë e marrë më parë në mënyrë zyrtare, faqja ime ka ndikuar për të përshpejtuar përhapjen e informacionit, meqë ato po ndryhsonin ditë pas dite. Shqipëria është një histori suksesi, do të bëjmë cmos që rikthimi në normalitet të mos na kthehet në një boomerang, por normalizimi do të vazhdojë, do të hapim kopshtet dhe cerdhet, kufijtë tokësorë, makina në të gjithë vendin, edhe plazhet. Por asnjë subjekt privat përvec hotele, nuk do vendos çadra në rërë. kjo do të jetë java e fundit me zonat me ngjyra dhe kjo fundjave do të jetë e fundit me ndalim kufiri përtej zonës së kuqe, detajet të premtet kur të dalë urdhri nga autoritet. Ju falenderoj për gjithçka dhatë dhe bëni kujdes kur gjithçka varet nga secili prej jush, do të vazhdojmë pumën dhe do të prezantojmë shumë shpejt planin e rimëkëmbjes ekonomike, që po merr formë ku do të dalim më të fortë nga kjo vuajtje, do të investohemi me të gjitha energjitë tona, nga fillimi i qershorit do të hapen kantierët e rindërtimit dhe deri në fund të vitit të gjithë të prekurit nga tërmeti do të futen në shtëpitë e tyre.