Rama nga Abu Dabi: 2000 shtëpi do të ndërtohen në Durrës nga EBA, tranformim rrenjësor i Portit të Durrësit

26 Nëntor 2020, 11:54 | Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 11:54

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka zhvilluar sot një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi.

Rama ka deklaruar se është në këtë vizitë për firmosur një marrëveshje të financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha nga ky vend.

GJithashtu Rama nënvizon se shpejti nis investimi i madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistike të Mesdheut.

"Rastësia e desh që sot në 1-vjetorin e tragjedisë së tërmetit të 26-nëntorit të jem këtu sot në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

Ishte miqësia shumë e çmuar e Princit të Kurorës, Mohammed bin Zayed që në ato ditë aq të zymta na hapi derën e shtëpisë dhe ma dëgjoi lutjen për ndihmë.

Ministri i Rindërtimit dhe Agjencia jonë për Zhvillimin e Territorit kanë punuar pa pushim ngushtësisht së bashku me skuadrën e inxhinierëve të vënë në dispozicion nga Princi si dhe fondi i Abu Dabit për të dakordësuar marrëveshjen që sot ne firmosim që i hap rrugë kantierit javët e ardhshme.

Qeveria shqiptare do të financojë krejt infrastrukturën në lagjen e re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i njohur i botës arabe do të realizojë  qoftë banesat e Spitallës, qoftë ndërtesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës.

Njëkohësisht Me princin e kurorës kemi dakordësuar përfshirjen e EBA për zhvillimin e Durrësit fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim përmes investimeve direkte me projekte të mëdha në radhë të parë në turizëm por jo vetëm.

b.ha./Shqiptarja.com