Rama nga Berati: PS e vetmja forcë politike që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë, është e nesërmja e Shqipërisë

2 Prill 2021, 19:47

Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që në historinë e saj nuk është lëkundur asnjëherë në historinë e Shqipërisë.

Rama tha se ato po riunifikojnë të majtën, pasi zemra rreh majtas kur vjen puna tek zgjedhjet që duhet të bëjmë.

Rama duke ju referuar bashkëqeverisjes me LSI-në tha se në të shkuarën së bashku kanë bërë gjëra të mira, por më shumë kemi krijuar kosto nga ajo përçarje sesa kemi bërë dhe mund të bëjmë aq shumë për njerëzit dhe të vendosur për të njëjtat qëllime.