Rama: Nga e hëna kompanitë në punë të sigurojnë transportin e autorizuar, një porosi për administratën

13 Mars 2020, 21:45

Kryeministri Rama u kërkoi të gjitha kompanive që vijojnë punën, pra që nuk u është ndaluar aktiviteti, që prej ditës së hënë të sigurojnë transportin e punonjësve me autobus apo mjetet e tyre me akreditim nga policia. Ai kishte një porosi edhe për administratën. "Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë te aktivitetet e ndaluara nga dita e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre me autobus të akredituar apo mjetet e punonjësve, nga policia e shtetit. Edhe punonjësit e administratës që nuk janë shkëputur nga puna duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese për të qarkulluar me automjetin e tyre privat" tha Rama.

  •