Rama nga Fieri: Biznesi i vogël është aleat ynë strategjik, motor i pashtershëm që do të ‘ushqehet’ me mbështetje dhe lehtësi

4 Prill 2021, 13:58

Kryeministri Edi Rama tha nga Fieri se biznesi i vogël është aleat strategjik, i vizionit dhe i strategjisë politike. Rama tha se biznesi i vogël është një motor i pashtershëm që duhet ushqyer me mbështetje dhe lehtësi.

‘Ne kemi plot gjëra për të përmirësuar dhe për të bërë akoma, kini parasysh që është biznes të vogël në qytet nuk mjafton të kesh mall të mirë, të kesh një dyqan. Duhet që edhe mjedisi të jetë ftues të jetë miqësor. Duhet që qyteti vetë të jetë tërheqës. Tani ju e dini shumë mirë sesi ishte ky qytet dje dhe si është sot. Ju e dini shumë mirë se si do të rritet dhe numri i vizitorëve këtu. Fieri është bërë vendi ku njerëzit do të ndalojnë gjithnjë e më shumë dhe do të kenë nevojë për ju për shërbime dhe për pikat ku do të ndalojnë. Me ikjen e pandemisë Fieri do të jetë pjesë e gëzimit edhe në këtë aspekt të rritjes së numrit të njerëzve që do të ndalojnë këtu. Ne do ‘tju mbështesim deri në fund. Biznesi i vogël është aleat ynë strategjik, i vizionit dhe filozofisë tonë politike. Është një motor i pashtershëm që duhet ushqyer vazhdimisht me mbështetje dhe lehtësi. Ne jemi këtu për t’ju siguruar këtë liri.’- tha Rama.