Rama nga Fushë-Kruja: Shqiptarët shitën bagëtitë që të çonin lekët te rrapushi, Saliu i qërroi me 2 gishtat në sy! Ajo që bëmë pas tërmetit tregon se ç'karakter kemi

21 Prill 2021, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2021-04-21 21:22:43

4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ngriti akuza të forta nga Fushë-Kruja, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha se po bën fushatë me drejtorë policie që dikur shisnin operacionet te banditët e vrisnin pas shpine oficerët e policisë e pafajshëm. Sot tha Rama, po të njëjtën njerëz ndodhën brenda makinave të Lulzim Bashës që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin si dasmorë dhe mezi presin që të dalin sërish nga ato makina për të bërë kërdinë në pushtet duke inkriminuar sërish Policinë e Shtetit dhe rikthyer bingot.

Rama nuk kurseu as ironitë me presidenti Meta, të cilin tha se  sillet si diversant e shkon i maskuar me kapuç te Gjiri i Lalzit, ndërkohë që akuzon socialistët si fuksa. Rama foli edhe për investimet në zonën e Krujës dhe impakti transformuar që do të ketë porti turistik i Durrësit në gjithë këtë zonë që nga ardhja e turistëve e deri tek ngritja e agro-turizmit nga emigrantët.