Kryeministri Edi Rama preku çështjen e Ballkanit të Hapur edhe pranë sipërmarrësve në Kosovë duke thënë se secili do të marrë atë që i takon. Rama tha se Ballkani i Hapur krijon hapësira për të gjithë dhe zgjeron frymëmarrjen ekonomike ndaj nuk mund të trajtohet si instrument që do ta marrë Serbia tregun. Teksa fliste për portin e Durrësit, Rama tha se ekonomia nuk mund të pengohet nga politika.
