TIRANË - Nga nesër do të ngushtohet orari për të dalë jashtë si këmbësor. Kështu, të gjithë do të kenë vetëm dy fasha orare për të dalë, nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00, në total vetëm 6 orë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kushdo që shkel këtë rregull të ri, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit në kushtet e një situate që kreu i qeverisë e quan luftë. Kështu, nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, dhe për shembull rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit.
Rama: Nga nesër vetëm 2 orare për të dalë nga shtëpia...pa persona të tjerë në krah! 10 mijë lekë gjobë dhe përjashtim nga paketa financiare
No videos found.