Rama nga Rrogozhina: Ishim të fundit në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE për bujqësinë, sot jemi të parët! Më shumë se dyfishuam sipërfaqen e punuar

1 Prill 2021, 15:49

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama foli për bujqësinë, sektori i cili sipas tij në këto 8 vite qeverisje të socialistëve ka pësuar një transformim rrënjësor. Rama tha se para 8 vitesh Shqipëria ishte e fundit në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE për bujqësinë ndërsa tani është e para.