Rama nga Shkodra kritika Voltana Ademit: Na bllokoi për çdo gjë, u hasëm me një mur qorr dhe shurdh duke penguar investimet

18 Mars 2021, 16:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 20:04:06

Kryeministri Edi Rama teksa  ka prezantuar kandidatë për deputetë në qarkun e Shkodrës, nuk ka kursyer kritikat për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit  duke e cilësuar si një person të paaftë dhe bllokues për çdo investim që ka dashur të bëjë qeveria. Rama shprehet se ndryshe nga qendrat e tjera urbane që njohën zhvillimin, në Shkodër kjo mungoi pasi sipas tij bashkia ishte kryer në një mur bllokues, shurdh dhe qorr që nuk lejonte që investimet të ecnin në këtë zonë. Rama shprehet i keqardhur që kjo gjë nuk ka ndodhur në Shkodër, por shton se kjo jo për faj të tij, por për shkak të pushtetit vendor dhe personit që e drejton atë duke iu referuar Voltana Ademit.