Rama nga Shkodra: Po votuat ata, do merrni tramvajën e Tiranës

31 Mars 2021, 18:53

Kryeministri Edi  Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PS-në, pasi sipas tij në të kundërt do të marrin “tramvajën e Tiranës”, referuar këtu një nga premtimeve të Bashës kur ishte kryebashkiak.

“Një gjë është e sigurt se po votuat këta do merrni tramvajën e Tiranës. Nëse nuk vjen tramvaja s’të jep njeri llogari. Ka një defekt teknik dhe do vijë nesër. Ka një rëndësi të madhe që ne ta fitojmë këtë histori me këtë luftë të madhe. Vaksinimi na jep përparësi por duhet ta çojmë deri në fund. Por kush do ta çojë në fund. Si ndodhi që Shqipëria është vendi i dytë që siguroi vaksinat në rajon. Ishte këmbëngulja, durimi dhe puna ditë natë. Kujtoni se po erdhën këta do vazhdojë një lloj? Jo këta nuk dinë. Ka 30 vjet që drejtojnë Shkodrën. Më çoni në një vend që kanë ndërtuar një shkollë një qendër shëndetësore një spital. Asgjë. Këta nuk dinë. Është mbledh paaftësia dhe indiferenca. Ata dinë dy gishtat dhe Rama ik. Ata e dinë se nuk fitojnë do të, dhe thonë Rama ik. Po ku të iki? Ku? Dhe pse? Për çfarë arsye? Se doni ju ? Doni të përsëritni?” tha Rama.