Rama: Nga viti i ardhshëm nuk ka më radhë për të marrë një shërbim

12 Nëntor 2019, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2019-11-12 14:32:46

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm të gjitha kërkesat e qytetarëve do të bëhen online. Ai tha se do të hiqen të gjitha dokumentet që  qytetarët të mos detyrohen të presin radhën në një sportel por të aplikojë onlin nga celulari ose kompjuteri.

Ai tha se në rastet kur qytetarit do të duhet të pajiset me një ose më shumë dokumente për të marrë një shërbim ato do të sigurohen nga stafi i institucionit.

Duke qenë se e nisëm 6 vjet më parë me vetëm tre shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime që ofrohen online nëpërmjet portali e-Albania,

Ka ardhur koha që të bëjmë një hap të madh përpara dhe të kalojmë duke filluar nga viti i ardhshëm për një periudhë relativisht të shkurtër në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumenteve për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%.

Do të jetë një përmbysje madhe sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke e kërkuar qytetarin që të vij te sporteli, por duke i dhënë mundësinë qytetarit të aplikojë online nga telefoni, nga kompjuteri;

Jo vetëm kaq por do të heqim kërkesën për qytetarët që të sjellin dokumente shtetërore, që do të thotë që, nëse ti bën një kërkesë dhe për këtë duhen 20 dokumente, nga këto 20 dokumente, një, dy, tre dokumente janë privat, pra, është një vërtetim bankar, një vërtetim nga vendi i punës në privat, apo një vërtetim nga ndonjë institucion për arsye kur ke qenë në emigracion, do t’i gjesh vetë. Dokumentet që janë shtetërore do t’i kërkojnë dhe do t’i gjejnë për qytetarin ata që rrinë atje te sporteli dhe janë mësuar vetëm t’i thonë qytetarit edhe këtë.