Rama nga Vlora: Të dielën nisim vaksinimin anti-COVID tek personalitetet e moshuara

18 Shkurt 2021, 11:05 | Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 11:05

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga Vlora se të dielën do të nisë procesi i vaksinimit për të moshuarit personalitete.

"Këtë të dielë do të fillojmë me disa personalitete, brenda marsit do të kemi 40 mijë doza të Pfizer", tha Rama.

Ai ka kthyer edhe përgjigje Metës.

"Presidenti ka kohë që nuk është më president, ai është thjeshtë një shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të partisë që administrohet nga e shoqja", tha ndër të tjera Rama.

r.k./Shqiptarja.com