Kryeministri Edi Rama vizitën sot në Romë e ka nisur me një takim me Ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio. Në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se takimi është zhvilluar me qëllim organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Në vizitën që po zhvillon në Itali, Rama është i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Rama nis vizitën në Itali, takon Di Maion: Po organizojmë Konferencën e Donatorëve
No videos found.