Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Ohrit, ku do të marrë pjesë në takimin e ‘Open Balkan’. Rama është ndalur për inspektim në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku tha se është shumë e rëndësishme që kjo nismë po jep rezultate konkrete për qytetarët e bizneset mes vendeve që bëjnë pjesë.
