TIRANE-Kryeministri Edi Rama u ka kthyer sërish një përgjigje kritikëve me një shkrim të gjatë të postuar në faqen e tij në Facebook lidhur me debatin për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Shkrimin, ai e sugjeron si një komerdare logjike për ata, që sipas tij që duan të dalin nga loja e detit, ndërsa ka edhe dy fjalë për Greqinë. Edi Rama sqaron se për kufijtë mes dy shteteve s'mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë dhe një të tillë nuk ka. PD-ja, që dje ishte në pushtet dhe Ilir Metës, ai u kujton marrëveshjen që bënë me Greqinë, të cilën Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
"Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre". Kryeministri thotë se asnjëherë nuk ka folur me homologun grek për kufijtë detar, delimitimin. "Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis".