Rama: Një sërë fondesh nga 2019 do të kalojnë te programi i rindërtimit

5 Dhjetor 2019, 08:49

Sot në parlament do të diskutohet specifikisht për buxhetin dhe shumën që do të kalojë në fondin për të prekurit nga tërmeti. "0.4% nga buxheti do të kalojnë për program me një deficit primar pozitiv duke garantuar likuiditetin e nevojshëm për 2020. Po shohim kalimin e një sërë fondesh nga 2019 në fondin e rindërtimit. Do të ketë burim kryesor buxhetin e shtetit, por aty do të bashkohen edhe fondet e tjera. Në parlament do të diskutojmë sot për buxhetin dhe aty do të kemi gjëra me specifike" tha Rama.

    No videos found.