Rama: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në Durrës

21 Maj 2018, 22:35

Kryeministri Edi Rama tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Në një intervistë të dhënë sot për gazetaren Mirela Milori, ai u shpreh:

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

    No videos found.