Rama: Nuk di nëse hapen këtë vit negociatat, opozita po e baltos procesin

11 Prill 2019, 14:17

Në parlament kryeministri Rama nuk tha asnjë fjalë për grabitjen në Rinas, por e fokusoi fjalimin e tij tek hapja e negociatave, duke mos dhënë siguri për hapjen e tyre këtë vit. “Unë nuk e di kur do hapen, por ne do jemi shumicë”. Kryeministri  u shpreh se opozita po pengon procesin integrues të vendit.

“Ata hedhin baltë sa herë ju jepet rasti”. Kreu i socialistëve është i gatshëm për zgjedhje lokale me ose pa opozitën. “Ne nuk kemi për detyrë të fusim ata në zgjedhje”. Kreu i qeverisë përsëriti ftesën që opozita jashtë parlamentit të rikthehet në tryezën e dialogut. “Të vijnë po të duan tek reforma zgjedhore. Ne nuk duam që ata të shkrihen, duam t’i mundim në 2021”.