Rama nuk e ftoi, Shpëtim Idrizi për Report Tv: I dobët, e ka me çështjen çame

18 Shtator 2019, 19:12

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u bëri një ftesë të hapur për dialog gjitha partitë opozitare për reformën zgjedhore, por la jashtë kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Pas mbledhjes me aleatët në selinë e PD-së, Idrizi i pyetur nga gazetari i Report Tv, Merin Maçi u shpreh se qëllimi i Ramës është nxjerrja jashtë faktorin PDIU dhe cështjen çame.

Është një mënyrë shumë e dobët e zotit Rama për të relativizuar PDIU-në edhe cështjen çame edhe Shpëtim Idrizin, kjo vjen pas përpjekjeve për të nxjerrë jashtë faktorin e PDIU-së nga parlamenti i Shqipërisë për të hequr cështjen çame nga programi i qeverisë" tha ai.

Por a u diskutua në mbledhjen me aleatët edhe për ftesën e kryeministrit Rama? "Padyshim ishte pjesë e diskutimeve dhe ajo që tha zoti Basha është qëndrimi i të gjithë opozitës" përfundoi Idrizi.

    No videos found.