Rama: Nuk ka dakordësi me opozitën e re për Zgjedhoren! U janë bërë presione! S'ka 17 maj të dytë

10 Qershor 2020, 21:53

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk ka arritur që të bind opozitën parlamentare që të votojë Reformën Zgjedhore në Kuvend, teksa njëjtë si deputeti Muslim Murrizi, tha se opozita e re ka pasur presione nga PD-LSI.

"Natyrisht që jo, në fat unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare ndjehen të përjashtuar, të fyer për faktin që pasi janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ata që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë absolutisht të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit për parlamentin. Megjithatë, ajo që mendoj se është e rëndësishme është se do të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq që dëgjova akuza edhe për tentativa blerjeje apo influenca jo korrekte mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë, por edhe në adresën tonë, por unë i sigurova që nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhjeje ku thjesht do kërkojmë aritmetikën, por në rrugën e një diskutimi për të krijuar kushtet e një dakordësie dhe në asnjë mënyrë nuk do përdorim dhe nuk kemi përdorur asnjëherë. E kuptoj që ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt cudibërëse në procesin demokratik, unë nuk e besoj këtë se mendoj që nuk ka sistem ndër sistemet zgjedhore më demokratik se tjetri, janë të gjithë demokratike, çdo vend për zgjedhjen e vet.

    No videos found.