TIRANE-Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët po flet rreth lehtësimit të masave dhe asaj që pritet që të ndodhë. "Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator. Kemi dhënë dje vendimin përmes ministres së Arsimit për shkollat. Faktikisht nga të gjitha vlerësimet, por edhe duke parë vendet e tjera kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelet vetëm për maturantët dhe të tjerët të gjithë do të kalojnë në vitin e ardhshëm bazuar në rezultatet që kanë pasur kur është ndërprerë shkolla. Kjo ishte zgjidhja më optimale.
Rama: Nuk kemi asnjë pacient në respirator, do të zgjerojmë zonat e gjelbërta, të premten vendimi
No videos found.