Rama: Numri i tamponëve që bëhet publik, nga shteti! Së shpejti nisim marrjen e testeve të shpejta

3 Nëntor 2020, 16:30

TIRANË- COVID-i ishte fokusi kryesor i konferencës për media të kryeministrit Edi Rama, ku zgjodhi që t'u kthente përgjigje shumë akuzave të ardhura nga opozita në drejtim të qeverisë së tij sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë.

Rama u ndal te numri i testimeve! Përballë thirrjeve të vazhdueshme të kryedemokratit Basha për të rritur numri e testimeve, Rama tha se shifrat që bëhen publike çdo ditë, e që kapin mbi 1000, janë vetëm të kryera në shtet. Pra në bilancin ditor bëhet publik numri i testeve të bëra në shtet, shto këtu vetëm rastet pozitive që dalin në pozitiv në privat.

Një tjetër akuzë e cila është artikuluar shumë shpesh së fundmi nga opozita, është ndryshimi i pronësisë së shkollës 'Sami Frashëri'. Një akuzë e tillë, Rama e konsideroi të kretësisht të pavërtetë, duke thënë se "letrat janë të hapura" dhe kushdo mund ta shoh. " Kap ca të kapësh", ta haj kush ta haj", kështu i përkufizoi kreu i qeverisë këto akuza. Në përgjigjen e tij, Rama nuk i kurseu edhe ironitë për kundërshtarët e tij, veçanërisht për kryetaren Monika Kryemadhi duke thënë se në këtë parti "ka shpërthyer injoranca", referuar këtu deklaratave të kryetares se "COVID-i nuk futet në LSI". Edhe kësaj radhe, Rama e ka shprehur hapur se në treshën 'Meta-Kryemadhi-Basha', zgjedh këtë të fundit.

Rritjen e shifrave të COVID në 24 orë, Rama tha se është e pritshme për shkak të masave që u liruan, por shtoi se "do të shmangin me çdo çmim mbylljen e plotë ose të pjesshme". Nuk u la jashtë vëmendjes edhe lajmet e publikuara në disa media se 'Holanda ka bllokuar integrimin e vendit në BE', Rama tha se është herët për të dalë në konkluzione të tillë, por shtoi se e gjitha është një politike e brendshme e këtij shteti.

Kryeministri Edi Rama foli me shifra sa i përket procesit të rindërtimit, duke thënë  se 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. Aktualisht, kur po bëhen rreth 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, aktualisht në çadra janë 1324 familje.