Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur, 800 për fëmijën e dytë, i treti 1.2 mln

26 Shtator 2018, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2018-09-26 14:10:34

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën sociale të projekt buxhetit 2019. Me anë të kësaj platforme kryeministri nxit edhe rritjen e popullsisë pasi me lindjen e çdo fëmije çdo prind do të marrë shpërblim që rritet në varësi të numrit të fëmijëve që sjell në jetë

Më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e lindur në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000 pata lancuar çekun e bebes me 50 mije lëkë të vjetra, u prit mirë, por u kthye në një problem në malin e borxheve të trashëguara që ne kishim edhe një borxh prej 50 mln dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun që ju takonte, borxh që e shlyem edhe atë si 700 mld dollarë borxhe dhe si përfundim asgjë më s'ka ndryshuar në këtë politikë e cila rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalinduar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Cdo fëmijë i parë i një çifti merr 8 fishin e kontriburtit pra 400 mijë lekë, çdo fëmija i dytë 16 fish ose  800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 28 fish ose 1200 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama

    No videos found.