Rama nxjerr pamjet e borëpastruesve në Rrugën e Kombit: Gatishmëri e plotë përballë sprovës së motit

14 Shkurt 2021, 14:39

Pothuajse i gjithë territori i vendit, është përfshirë nga reshje bore, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen dhe në qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një video në rrjetet sociale, ku shihen borëpastruese të cilat janë në terren për të hapur rrugën e Kombit dhe për të krijuar lehtësi në lëvizjen e mjeteve.

Rama njofton se qeveria është në gatishmëri të plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit.

‘Gatishmëri e plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të moti!’- shkruan Rama.