Rama nxjerr pamjet me dron tek sheshi 'Shqiponja': Pas hapjes së tunelit nr.4 u lehtësua qarkullimi, shumë shpejt pritet të hapet tuneli nr.3

30 Mars 2021, 16:06

Hapja e tunelit nr.4 tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ ka lehtësuar tashmë trafikun. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto me dron nga Dogana, ndërkohë që ka lajmëruar se shumë shpejt do të hapet tuneli nr.3 i cili do të lehtësoje qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit