Rama nxjerr videon: Rrugët e lëna rrugëve u shitën si të 'kryme', por u kthyen në male me borxhe!

24 Gusht 2020, 09:29

TIRANË- "Rrugët" kanë qenë në fokus të kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur që nëpërmjet tyre të sulmojë opozitën.

Rama shkruan se gjatë qeverisjes së atëhershme u hapën kantiere ndërtimi, por që nuk përfunduar kurrë, teksa sipas tij, gjatë qeverisjes së PS-së, ka ndodhur e kundërta. Një pjesë e madhe rrugëve kanë përfunduar, teksa të tjera priten të mbyllen brenda 2021."Mirëmëngjesi dhe me "rrugë, rrugë, rrugët" e lëna rrugëve, që u "shitën" për punë e kryme, po në fakt jo s'u kryn po u kthyn në një mal me gropa borxhesh, si edhe me rrugët e reja të një Shqipërie, që megjithë plot hallet e problemet ende për t'u zgjidhur, ka hyrë në rrugën e duhur të rritjes së qëndrueshme, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.