Rama nxjerr videon: Si do transformohet godina 'ku lind jeta'

2 Mars 2021, 08:18

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme video nga projekti se si do të shndërrohet materniteti "Mbretëresha Geraldinë". Puna ka nisur,  kreu i qeverisë shprehet se pjesë e transformimit nuk do të jetë vetëm materniteti i i Tiranës, por edhe 3 godina të tjerë "ku jeta lind".

"Mirëmëngjes dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.