Rama: Opozita s'ka shkuar në spital që nga koha e Saliut! Në betejën me COVID s'kemi asgjë më pak se Turqia, Franca e Italia

13 Nëntor 2020, 19:14 | Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 19:14

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria renditet krenare krah vendeve të mëdha Europiane në betejën me COVID-19. Nga Fieri ku ishte në turin për 'Deputetin që duam', Rama tha se vendi ynë nuk ka asgjë mangët krahasuar me vende si Turqia, Franca, Italia në të gjitha aspekt, ato logjistike, farmaceutike dhe profesionale.

Në një kohë ku presidenti Ilir Meta tha se opozita ka pasur një sjelle ekselente sa i përket pandemisë, nuk është i këtij mendimi kryeministri Edi Rama. Sipas tij, opozita po ngjall terror të qytetarët, duke thënë se 'spitalet janë në kolaps'. Një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, tha Rama, teksa ironizoi duke thënë se 'po tregojnë që nuk kanë shkuar në spitale që nga koha e Saliut'. Ironitë nuk i ka kursyes as për presidentin Ilir Meta, që e quan sekser të një ndërmarrje të degraduar dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin 'menaxhere'.Duke argumentuar se përse PS-ja kërkon një mandat të tretë, Rama thekson se Shqipëria e sotme nuk krahasohet me atë 7 vite më parë, teksa paralajmëron se në rast se rikthehen në pushtet PD e LSI atëherë vendi do të rikthehet aty ku ishte.

b.ha./Shqiptarja.com