Rama: Opozitës i japim të drejtën e vetos për reformën zgjedhore, por s'do e presim gjatë

28 Mars 2019, 16:01

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reformën zgjedhore do ta miratojnë edhe pa opozitën nëse nuk pranon që të bëhet pjesë e tryezës së diskutimeve. Rama u shpreh se për hir të faktit se Basha dhe Kryemadhi kanë ende vulat e partive, do u hapet një derë për të diskutuar, por nuk do të pritet shumë gjatë. Ai tha se në këtë proces do të diskutohet edhe me opozitën e re në Kuvend. 

"Ata e dinë që nuk fitojnë dot me zgjedhje, janë të dëshpëruar dhe pa shpresë. Ata rrugën kanë zgjedhur dhe në rrugë të rrinë dhe ne të vijojmë në rrugën që kemi marrë përsipër që të udhëheqim shqiptarët. Për hir të rrugës që kemi zgjedhur t'u japim mundësinë që të ndjehen të përfshirë dhe kjo ka vetëm një mundësi. Të japin kontributin e atyre për atë që u kanë rrokanisur kokën ndërkombëarëve dh epartnerët e tyre partiakë në Gjermani ndikuan që të futen në rekomandimet e komisionit reforma zgjedhore. Jemi gati me gjithë relfektimin tonë me të gjitha rekomandimet për reformën zgjedhore, ndërsa ata janë në rrugë. Unë jam kundër votimit elektronik, por se dëshironim të gjenim një rrugë dakordësie, se mbase do të pranonin rezultatin, kemi punuar për këtë mekanizëm. Ne duhet të ecim përpara.

Nuk kemi ngut ne të kalojmë reformën zgjedhore akoma, patjetër që zonjat e zotërinjtë që janë këtej (opozita e re) nuk i kemi sjellë ne, por lista e firmosur nga artisti Lulzm Basha dhe doktoresha. Në komisionin zgjedhor do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata, jo këtu (ne Kuvend), por një derë në tryezë. Jemi gati që atyre (PD-LSI), sidoqoftë, meqë kanë vulat e partive, t'u njohim të drejtës e vulës dhe vetos po të duan por nuk do të presim gjatë, aq sa është e arsyeshme, pasi nuk e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ata nuk duan të vijnë. Ata nuk i duan negociatat dhe mendojnë se duke bërë këtë mund të pengojnë negociatat. Mund të ndikojnë, por duke menduar se do e kenë më kollaj të marrin pushtetin është dëshpërim. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen
".

    No videos found.