Rama opozitës parlamentare: Reflektoni për të votuar paktin e 5 Qershorit, s'e grisim dot

16 Korrik 2020, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2020-07-16 17:47:04

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme nga foltorja e Kuvendit theksin e vendosi sërish te debati për listat e hapura, por edhe pakti i 5 Qershorit. "Ne bëmë një lëshim jo se nuk kishim rrugë tjetër, por për të përfshirë PD-në në proces. Keni të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh. Nuk e kemi pranuar për t'u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët. Është e pamundur për ne ta grisim marrëveshjen e 5 Qershorit" tha Rama.