Rama: Orari i ri gjatë gjithë javës tjetër, policia shpërndan me gaz lotsjellës kë sheh jashtë!

21 Mars 2020, 15:17

Duke filluar nga dita e sotme nis izolimi për të gjithë qytetarët . Kryeministri Rama se the ndalimi i qarkullimit pas orës 13:00 do të jetë i vlefshëm edhe për javën e ardhshme.  Pas orës 13:00 nuk do të jenë më hapur as farmacitë, as supermarketet dhe as bankat.

Kreu i qeverisë tha se ecja më të tjerë nëpër lagje dhe shkelja e rregullave të vendosura nuk do të tolerohet më duke paralajmëruar se ushtria e policia do të përdorë forcën, deri tek përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës.