Rama 'Pa Protokoll' në Report Tv, fton sërish Bashën: Mos trash zërin, por eja ulemi për listat! SHBA nuk është kundër! Zëdhënësin e PPE-së s'e njoh

31 Korrik 2020, 23:09

Edi Rama i dërgoi një tjetër ftesë sonte Lulzim Bashës përmes emisionit 'Pa Protokoll' në Report Tv duke i kërkuar që të mos trashë zërin, por të pranojë që të ulet dhe të diskutojnë për të detajuar cështjen e listave dhe koalicioneve parazgjedhore. Kryeministri u shpreh i gëzuar që më në fund 'hodhëm në erë koalicionet' me formulën që janë aktualisht. Ai u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të tretë.