Rama: Pak por e sigurt! Më 30 qershor do zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj

8 Maj 2019, 18:33

Kryeministri Edi Rama është i vendosur se më 30 qershor në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet vendore, dhe vendi do të zgjedhje 61 kryebashkiakët e rinj.  "Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, dhe do të zgjidhen të 61 kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiakë, kjo është pak por e sigurtë. Kush merr pjesë në zgjedhje është zgjedhje e lirë e secilit", tha ai.

Rama u shpreh i bindur se qeveria i ka bërë detyrat e saj, dhe se çka pret nga BE-ja është përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Por gjithçka sipas tij është një vendim politik i vendeve anëtare.

"Do isha në pozitë të vështirë në rast se ne dhe qeveria nuk do t'i kishim përmbushur detyrat për këtë proces.  E kam thënë dhe e përsëris se ne kemi detyrë të bëjmë detyrën tonë deri në fund. Këtë pastaj e vlerëson komisioni europian. në rast se ne morëm rekomandimin pozitiv do të thotë se i kishim kryer detyrat. Nëse vendosi ta marrë këtë vendim në qershor, do të thotë se bëhet fjalë për një vendim jashtë nesh. Ne e kemi merituar që vjet rekomandimin pa kushte që i kërkon këshillin të marrë vendim. Kam besim se do të marrin rekomandimin pa kushte, pjesa tjetër do jetë një vendim politik për atë që ata nuk do kenë arritur nga zgjedhjet parlamentare europiane", tha Rama.

    No videos found.