Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje deputetit Taulant Balla, i cili është vënë në shënjestër të akuzave të opozitës, pas rastit të Xhisiela Malokut, ku pretendohet prania e tij në komisariatin e Fushë Krujës, lidhur me denoncimin e vajzës për dhunë, ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Nëse do e gjejë Ballën apo vetë heroin e ngjarjes, i premtoi se do të votojë bashkë me të, jo për të hequr Taulantin, por për t’i hapur rrugë arrestimit.
“Pasi ta kemi kallëzuar të dy në prokurori ta jap fjalën publikisht por edhe ti nga ana jote po nuk gjete Taulantin, deputet e kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariatit, shkruaje një letër ndjese PE edhe pse Monika do të thotë Klajda mos e bëj”, deklaroi Rama.