Rama paralajmëron burg: Nga e hëna kush nuk ruan distancën do marrë përgjigje reciproke nga policia!

4 Prill 2020, 15:51

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese që arrijnë deri në heqje lirie për të gjithë ata qytetarë që do të thyejnë rregullat duke rrezikuar veten e tyre, të familjarëve dhe të gjithë shoqërisë nga infektimi me COVID-19.

Duke marrë parasysh se si qytetarët nuk i kanë zbatuar deri më tani rregullat e distancimit social teksa dalin gjatë orarit të lejuar 05:00-13:00, kreu i qeverisë thotë se Policia do të veprojë me një përgjigje reciproke ndaj të gjithë atyre që nuk do të mbajnë radhën dhe distancën. Në tregje do të vendosen kordonë nga policia dhe ushtria, njofton Rama.

    No videos found.