TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se bizneset e konfiskuara të personave të skeduar si persona të inkriminuar, të akuzuar apo dënuar për një vepër penale do të duhet të paguajnë faturat e taksave "të mbyllura në sirtarë" nga inspektorët tatimorë të korruptuar, në rast ajo rezulton se është ngritur si produkt i punës. Në të kundërt, Rama ka ritheksuar se nëse pasuria e sekuestruar buron nga krimi ajo të konfiskohet përgjithmonë.