SHBA- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e njësisë së re speciale Anti Korrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën Anti-KÇK. Teksa shtrëngon duart me administratorin e USAID Mark Green, Rama thotë se gjatë takimit është folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.