Rama: Pas 18 majit hapim kufijtë brenda vendit dhe fluturimet nga jashtë! Nga e hëna s'ka më karantinë për të riatdhesuarit

9 Maj 2020, 15:02

Pas 18 majit, kryeministri Edi Rama tha se do të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda vendit, qoftë për të kapërcyer kufijtë. "Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të 'Air Albania' për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet. Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve.

    No videos found.