Rama për kafe me Veliajn në njësinë nr.3 të Tiranës: Duhet ti hapim rrugë zhvillimit

5 Qershor 2019, 10:54 | Përditesimi i fundit: 2019-06-05 14:47:06

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.3, ku është diskutuar për zhvillimet e bëra deri më tani si për zhvillimet që do të bëhen në vijim.

Rama dhe Veliaj kanë komentuar edhe lejet e ndërtimi që duhet të jepen në projektin e  "Unazës së Re". Rama ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përveç zhvillimit të kësaj zonës. Ndërsa kryebashkiaku Vveliaj e ka vënë në dijeni krymeinistrin për ato çfarë ka bërë në këtë zonë dhe planin që ka në vazhdim.

“Investimet në infrastrukturë nuk bëhen sot për sot. Është raporti 5 shtëpi për 50 vjet. Tjetra gjë është e sigurtë në vend që të rrijnë të shohin nga qielli ndërtojnë dhe marrin përqindje si gjithë pronarët e tjerë. Situata te Unaza e Re është tjetër gjë tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër duhet me i hap rrugë zhvillimit. Dhe njerëzit fitojnë. Ndërtimi nuk është me detyrim në kohën që ti je pronar.  Ti vendos. Faktikisht se këtu si në gjithë botën, zhurmën e bën lajmi i keq. Ndodh një rast për një arsye për një tjetër edhe manipulohen edhe bëhen. Por Bashkia lejen e jep në këtë bazë. Edhe ajo historia për Përmbarimin që u bë skandal i madh. Kompania i kishte dhënë kontratën ndaj fitoi, ‘urdhëro këtu je pa leje’. ka thënë ndër të tjera  Rama.

    No videos found.