Rama për Metën: Foto me kapuç duke takuar subjekte të OFL, mendon se e kanë filmuar patronazhistët

19 Prill, 18:10

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Pogradeci edhe konferencën e presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët dhe të dhënat që ato disponojnë për qytetarët e Tiranës. Rama tha se të dhënat janë në internet qysh nga koha kur ishte Bujar Nishani ministër i Brendshëm në 2009. Po ashtu Rama komentoi edhe një foto të presidentit Ilir Meta i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së.

'Më çuan mesazh këto të Ilir Metës që mbajtën një konferencë tjetër me prerje duarsh e koke, nuk la gjymtyrë pa prerë. hajde këty ti biondja, kjo sipas Metës po spiunon pogradecarët. kjo është fukse sipas Ilir Metës. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat dhe është vënë në rrezik siguria kombëtare. Por kush i përhapi të dhënat. të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë.  E para, e dyta nuk e di Ilir Meta qysh prej vitit të largët 2009 kur rreshter Nishani ishte ministër i brendshëm, e gjithë data baza e gjendjes civile ka dalë, deri para 2-3 vitesh blihej. Carlo Bollino bëri një investigim, e bleu.

Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna që kanë këta, pse i nxjerrin këta, ku do të dalë Ilir Meta. E kishin kapur me një foto me kapuç, dielli shkëlqente, presidenti i Republikës mbuluar me kapuç atje. Natyrisht se kur takon subjektet e OFL do vësh dhe kapuç, se ai është i bindur që e kanë kapur patronazhistët. As s’kanë punë fare me të. Patronazhistët nuk kanë kohë për të humbur me Ilir Metën, ia dimë mendimet një për një. E di se çfarë mendon Meta dhe kur nuk flet. Çfarë do zbulojmë ne në atë kokën e madhe të Ilir Metës. Çfarë do zbulojmë ne. Është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill. Mos shihni as sondazhe, as mos dëgjoni analiza. Deri më datën 25 kur mbaron votimi, kush është dakord me mua për çka thashë dhe çfarë po them të bëjë atë që mundet, patronazhist ose jo, të mos lërë njeri pa çuar tek kutia e votimit.'- tha Rama.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha