Rama për në Devoll, militantët e PD-së tentojnë t'i bllokojnë rrugën...shishe ndaj makinave

15 Qershor 2019, 19:09 | Përditesimi i fundit: 2019-06-15 19:42:38

Pas Kolonjës, kryeministri Edi Rama shkoi në një takim elektoral në Devoll. Disa militantë të PD-së, organizuar nga partia, tentuan t'i bllokojnë rrugën kreut të qeverisë teksa shkonte në takimin me qytetarët. 

Forca të shumt apolicia, nga efektivët rrugorë, të rendit, Shqiponjave dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mbajtën të bllokuar militantët në kalimin e eskortës, por nuk mungoi hedhja e shisheve të ujit ndaj makinave, dhe sende të tjera të forta. Kryeministri Edi Rama e ka shprehur qartë se ndaj personave që tentojnë të bllokojnë fushatën elektorale por edhe më tej procesin zgjedhor, do të merren ndëshkime të rënda, siç ligji e parashikon.

Edhe më herët, ata bllokuan Rrugën Korcë-Bilisht.

  •  

    No videos found.