Rama për projektin e bashkëqeverisjes: Për çdo problem keni për 3 minuta në krah ministrin

14 Qershor 2018, 13:53

Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes në kryeministri ka folur për platformën dixhitale shqipëriaqëduam.al, ku mjaftojnë 3 minuta për të pasur ministrin në krah  për çdo problem apo shqetësim që kemi. 

Kanë marrë fund orët e pritjes në rradhët e gjata apo kërkesat për miq për të zhgjidhur një hall ka deklaruar kryeministri.

Është e rëndësishme të përcjellim mesazhin që platforma nuk njeh privilegje për askënd por njeh barazinë e individit. Mjafton që si qytetar i republikës së Shqipërisë dhe duhen 3 minuta për të shprehur fushën ku ka lindur problemi yt dhe për ta bërë sa më të zgjidhshëm. Është e mirëkuptueshme mungesa e besimit, hija e dyshimit, inercia në një rrugë të gjatë dhe të lodhshme të të shkuarës. Njeriu mendon se tani e ka fuqinë ti kundërvihet kësaj padrejtësie që po i bëhet.

Me fuqinë e të gjitha provave të materializuara, ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos për tu ju treguar që gjarët kanë ndryshuar. Kanë marrë fund rradhët e pritjeve ku duhej mik edh epër tu dëgjuar. Ja kanë lënë vendin një sporteli të zyrës të ministrit ku të gjithë mund ta kënë në xhep, pa qënë nevoja për të humbur kohë nëpër zyra të ndryshme.

Ka një numër alternativash për të pasur në dispozicion vajza dhe djem që bëjnë aplikimin për këdo. Pa pasur rëndësi asnjë lloj bindje politike, por është e barabartë për të gjithë, dhe harxhon vetëm 3 minuta kohë.

    No videos found.