Rama për Rainews: Nuk dorëhiqem! Opozita s'mund të thotë: Më jepni atë që dua ose bëj kamikazin!

23 Shkurt 2019, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2019-02-23 14:37:19

Në një intervistë për Rai News shfaq edhe një herë vendosmërinë për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë nga Gjirokastra, për gazetaren italiane Laura Tangherlini kreu i qeverisë shqiptare thotë se ligji i zgjedhjeve është i tillë, që kush fiton qeveris dhe kush humb, kalon në opozitë. Thotë se është i gatshëm të dëgjojë opozitën dhe të dialogojë me ta, ama siç ai thekson, nuk mund të ndalë së qeverisuri vendin për shkak të krizave politike që krijon opozita.

"Kemi mazhorancën jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit, nuk mund të arrihet në një vend të thuhet: "Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që duam", thotë Rama.

A e ndikojnë protestat imazhin e Shqipërisë dhe rrugën e saj integruese. Kryeministrit thotë se po. "Ishin 3 orë protestë, që prishën imazhin e vendit, i cili siç kreu i qeverisë thekson, është në një periudhë të rritjes ekonomike.

Një krahasim mes protestave studentore dhe protestave të opozitës?!

Rama thotë se protesta e studentëve për një arsim më cilësor ishte një protestë e popullit, zëri i të cilëve u dëgjua nga qeveria. Ndërsa protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, sipas tij, janë protesta të një establishmenti politik, që janë të dëshpëruar se nuk mund të fitojnë.

"Jemi gati të dialogojmë, por sigurisht që duhet edhe të qeverisim", përfundon kreu i qeverisë intervistën për RaiNews.

Opozita shqiptare ka marrë vendim për të djegur në bllok mandatet e deputetëve. PD me aleatët e djathtë dhe LSI, nuk do të jenë më në Parlament si deputetë, por janë shprehur se do të nisin një valë protestash në të gjithë Shqipërinë si qytetarë për të rrëzuar qeverinë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Edhe më herët kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, ndërsa siç shprehet së fundi edhe në i intervistën për RaiNews, djegia e mandateve nuk është një problem, pasi ka mazhorancën për të qeverisur dhe për t'ju përgjigjur besimit të qytetarëve shqiptarë që e votuan.

    No videos found.