TURQI- Në një fjalim sa miqësor aq edhe zyrtar me qëllim për të përcjellë mesazhin e duhur përballë investitorëve turq në Stamboll, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndihmë për të përballuar dëmet e pallogaritshme nga tërmeti i 26 Nëntorit. Përmes fjalës së tij Rama falënderoi presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan pas deklaratës së do të ndërtojë 500 banesa për personat që kanë ngelur pa strehë pas tërmetit. Rama tha se pallatet e dëmtuara në Durrës kalojnë nga dhjetë familje për secilin dhe për pasojë ndërtimi i banesave të tyre kërkon një kosto të madhe financiare, që siç tha ai, janë njerëzisht të papërballueshme pa ndihma nga miqtë dhe solidariteti mbarëkombëtar nuk është i mjaftueshëm.
Duke cituar fjalë të urta nga njerëz të mençur të botës islame, Rama e quajti Turqinë një mik të çmuar në këto ditë të vështira për Shqipërinë, ndërsa u shpreh se katrastrofa që po kalojmë duhet të kthehet në forcë dhe dhimbja në frymëzim. "Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin", tha Rama. Më herët Rama u takua me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan. Turqia ishte ndër vendet e para që ofroi ndihmë për Shqipërinë në orët pas tërmetit. Presidenti turk Erdogan tha se shteti turk do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur.