Rama përfundon mbledhjen me koordinatorët e rajonit të veriut në Velipojë

20 Shtator 2019, 14:13

VELIPOJË-  80% e drejtorëve të Bashkive në qarkun e Shkodrës do të largohen nga puna. Ka qenë ky urdhri i kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes që kreu i qeverisë po zhvillon me drejtues të rajonit të Veriut në Velipojë. Report Tv mëson se Rama ka kërkuar largimin e tyre në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra. Rama ka pranuar dorëheqjen e katër drejtorëve,  Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi.

Kreu i qeverisë i ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht. Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm. Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.Në mbledhjen e sotme që kryeministri Edi Rama po zhvillon me drejtues të rajonit të Veriut i është pranuar dorëheqja drejtorëve të cilët paraqitën kërkesën për t'u tërhequr nga posti pas urdhrit të kreut të qeverisë Edi Rama. Është pranuar dorëheqja  e Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi.

    No videos found.