Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar protestuesit e opozitës se tubimi i thirrur nga PD dhe LSI është një skenar kundër çeljes së negociatave me BE.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se kush nuk do që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit, le të shkojë në protestën të shtunës.
Kjo bëhet për të shkatërruar në minutat e fundit rrugën për çeljen e negociatave. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat duhet të shkojë në protestë, të shkojë dhe të mos lëvizë që aty derisa t'ia arrijë qëllimit që negociatat të mos hapen. Kush i do negociatat, duhet ta dijë se nesër padashje shkon aty për të kundërtën.
Edi Rama, kryeministër