TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes deklaroi se platforma e bashkëqeverisjes mund të përdoret edhe nga qytetarët jashtë Shqipërisë për problemet që emigrantet kanë me administratën në Atdhe. Ai u shpreh se në administratë ka ende shushunja dhe grabitqarë, por rruga e ndryshimit ka filluar.
Rama bëri me dije se ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Sipas tij, në portal, mjaftojnë vetëm tre minuta për këdo që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur.
Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes cdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Duke qenë instrument dixhital bën të mundur, që qytetarë që kanë probleme me administratën këtu dhe që e kanë të pamundur të vijnë dhe që kanë halle prej vitesh mund ta bëjnë përmes platformës.
Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën. Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje.